Ndërsa ari arriti këtë vit çmimin e tij më të lartë ndonjëherë, Xena Lin iu bashkua furisë duke bërë blerje mujore të “goglave” të arit.
I konsideruar shpesh si një investim i sigurt gjatë kohërave të trazirave gjeopolitike dhe ekonomike, ari është rritur në çmim si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe luftës në Gaza.
Por ngjitja e arit në nivelet më të larta mbi 2 mijë e 400 dollarë për 28 gram ka zgjatur më shumë, për shkak të Kinës.
Konsumatorët kinezë janë grumbulluar drejt arit pasi besimi i tyre në investimet tradicionale si pasuritë e paluajtshme ose aksionet është dobësuar.
Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore e vendit ka shtuar vazhdimisht rezervat e saj të arit, ndërkohë që zvogëlon zotërimet e borxhit të SHBA-ve.
Kina tashmë kishte një ndikim të konsiderueshëm në tregjet e arit.
Por ndikimi i vendit është bërë më i theksuar gjatë kësaj ecurie – një rritje gati 50 për qind në çmimin global që nga fundi i vitit 2022.
Muajin e kaluar, çmimet e arit u rritën edhe pasi Rezerva Federale sinjalizoi se do të mbante norma më të larta interesi për më gjatë.
Konsumi i arit në vend u rrit me 6 për qind në tremujorin e parë nga një vit më parë, sipas Shoqatës së Arit të Kinës.
Ai erdhi pas një rritjeje prej 9 për qind vitin e kaluar.
Investimi në ar u bë më tërheqës pasi investimet tradicionale.
Sektori i pasurive të paluajtshme në Kinë, destinacioni për kursimet e shumicës së familjeve, mbetet në krizë.
Besimi i investitorëve në tregjet e aksioneve të vendit nuk është kthyer plotësisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com