Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielen, ndërsa përkujtoi dëshmorët e kombit shqiptar, deklaroi se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vulosën angazhimin për liri.
“Sivjet bëhen 25 vite nga çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999. Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tonë. Ata janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta”, shkroi ai.
Në Shqipëri këtë të diele të 5 majit u shënua Dita e Dëshmorëve të Atdheut, andaj kryeministri Kurti theksoi se liria e fituar nga dëshmorët e kombit shqiptar është mundësi për vetëvendosje dhe përparim, derisa shtoi se jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza.
“5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim”, theksoi ai.
“Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët. Dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin, për lirinë dhe për atdheun. Ne të gjallët e sotëm dhe të brezave pasardhës, e kemi për detyrë të përditshme angazhimin dhe përpjekjen për atdheun, lirinë dhe vendin”.
Ndërkohë, aktivitete dhe ceremoni të ndryshme për nder të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut u organizuan në qytete të ndryshme të Shqipërisë. E ceremonia qendrore u organizua në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sveçla: Konfiskimi i armëve dëshmon vendosmërinë për të luftuar tendencat destabilizuese të Beogradit
-
Osmani kërkon nga presidentja e Zvicrës thellim të bashkëpunimit dhe forcim të partneritetit
-
Armatimi i gjetur ishte fshehur nga terroristët e Banjës, operacioni i policisë në bashkëpunim me AKI-në
-
Blair letër Kurtit: E ardhmja e Kosovës është e ndritur
Lajmet kryesore
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e parë në Euro 2024 në stadiumin e Dortmundit
-
Basha lajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën, por nuk përjashton krijimin e një partie të re
-
Putini parashtron kushtet e tij për armëpushim në Ukrainë
-
Armatimi i gjetur ishte fshehur nga terroristët e Banjës, operacioni i policisë në bashkëpunim me AKI-në