![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/1000-0-tirana-bosh-koronavirusi.jpg)
Tashmë një traditë e të dielave, Tirana pa makina është rikthyer me ardhjen e motit të ngrohtë dhe pa reshje, ku automjetet do të duhet t’i lënë vendin këmbësorëve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit shqiptar.
Nisma, e cila ka për synim sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, do të shohë të bllokuara disa akse nga ora 06:00, deri në orën 17:00, teksa është hartuar edhe një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës, apo atyre të Policisë së Shtetit.
Ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qershor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në oren 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia shqiptare, në krah të kolegëve gjermanë në Dortmund
-
Spiropali nga Zvicra: Paqja e drejtë në Ukrainë, kontributi më i madh e premtues
-
Begaj nga Zvicra: Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina
-
Begaj thotë se Shqipëria mbështet plotësisht propozimin e Zelenskyt, në Samitin e Paqes për Ukrainën