Manchester United-i dhe Juventus-i janë duke menduar për një shkëmbim të mundshëm të dy mesfushorëve në merkaton e verës. Donny van de Beek mund të kalojë në Itali, ndërsa Adrien Rabiot-i në Angli.
Sipas Tuttosport, United-i është i gatshëm të ofrojnë holandezin, që nuk ka mundur të lërë gjurmë në Old Trafford.
Ish-lojtari i Ajax-it nuk ia ka dal për të rivalizuar Bruno Fernandes-in për një vend në formacionin bazë.
Juventus-i ishte një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e 23-vjeçarit, përpara se ai të shkonte te United-i. Dhe tani është hedhur ideja e shkëmbimit të dy lojtarëve, një marrëveshje që do të kënaqte dy klubet, pasi nuk kanë marrë atë çka prisnin nga lojtarët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit
-
Niger, trupa ruse hyjnë në bazën ku ndodheshin trupat amerikane
-
Shefi i OSBE-së: Kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve në 12 muajt e fundit