Lajme

“Tesha Vesha”: Dyqan si ky nuk keni parë asnjëherë – mjetet financiare nga shitja shpërndahen për bamirësi


Dyqani i bamirësisë “Tesha Vesha” në Prishtinë ka 8 vjet që është themeluar nga organizata “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” (AMC).

Me rroba, sende shtëpiake, çanta, aksesorë, këpucë e shumëllojshmëri të gjërave janë të mbushura hapësirat e këtij dyqani.

Ato janë të dhuruara nga qytetarët dhe më pas shiten me çmime simbolike.

Tashmë ky dyqan është bërë mbështetës i fortë për nënat dhe fëmijët, ngase mjetet financiare të grumbulluara nga shitjet iu shpërndahen atyre.

Menaxherja Hadise Kadiri tregon për të arriturat e kësaj nisme.

Nga donatorët e shumtë është edhe fondacioni “Vildana Foundation”, i themeluar nga mërgata shqiptare me qëllimin për t’i mbështetur financiarisht studentët e talentuar shqiptarë. Ata kanë theksuar se bursistët janë entuziastë për aktivitetet e tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore