Lajme

Koleksionuesit të videove-incizimeve të masakrave serbe, “s’po i ndihmon shteti”: Faktet po humbasin


Esat Shala nga nga fshati Krajkovë i Drenasit, ka thënë se i ka grumbulluar 2 mijë video-incizime të cilat dëshmojnë krimet serbe në Kosovë.

Këto materiale, tashmë janë dorëzuar edhe te Zyra e Prokurorit të Specializuar tё Kosovës në Hagë, ku po gjykohen si të akuzuar për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, ai ankohet se nuk pati ndihmë nga shteti i Kosovës për digjitalizimin e tyre.

Incizimet që i ka grumbulluar Shala përmbajnë pamje të masakrave më të mëdha të kryera në Kosovë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore