Abazi: Kurti në mënyrë të heshtur po e pranon zbatimin e vendimit për pronën afër Manastirit në këmbim të anëtarësimit në KiE
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i gatshëm që ta ftojë publikisht komunën e Deçanit për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit si këmbim për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Në mënyrë të heshtur Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri Kurti po pranon bartjen e pronës në pronësi të kishës si shkëmbim të një anëtarësimi në Këshillin e Evropës, gjë që po të ishin parti tjera do bëhej kaos i madh në Kuvend dhe në hapësirën publike”, thotë Abazi në një intervistë për Ekonomia Online.
Vendimi nga Gjykata Kushtetuese sa i përket tokave rreth Manastirit të Deçanit ishte marrë në vitin 2016, i cili kërkon transferimin e 24 hektarë tokë te Manastiri i Deçanit.
Javën e kaluar, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), Giovanni Barbano, kërkoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses.
“Vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit, duke gërryer shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për Manastirin e Deçanit është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim”, pati shkruar ai në platformën sociale, X.
Kjo kërkesë kishte dalur edhe në raportin që e përpiluan juristët eminentë, Spiliopolou Akermark dhe Thomas Markert, që në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, bënë vizitë në Kosovë.
Misioni faktmbledhës i tyre disa ditor kulmoi me një raport, në të cilin ndër të tjera kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, reforma për të përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor e përmbajtja nga përdorimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës.
Raporti 28 faqesh i publikuar nga Këshilli i Evropës është ndarë në gjashtë pjesë ku analizohet korniza kushtetuese e Kosovës, Demokracia, Zbatimi i Ligjit e Drejtat e Njeriut.
Raporti i Këshillit të Evropës ndër të tjera vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të respektojë pa vonesa të mëtejshme aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vranë të birin me sende të forta dhe e paraqitën si aksident, Prokuroria e Korçës çon për gjykim të moshuarit
-
Sulmi terrorist i Banjës mund të përsëritet, thotë Quni
-
“Merano Festival”, Denaj: 40 kantina vere nga hapësira shqiptare
-
Jabllanoviç flet për Albanian Post rreth tentim vrasjes së vëllait të tij në Veri: Marko është i prirur të gënjejë shumë
Lajmet kryesore
-
Rama mbërrin në Athinë, shqiptarët grumbullohen masivisht në pritje të tij
-
Rama për Kathimerini: Asnjë mesazh për rastin Beleri, vizita në Athinë s’është ndërhyrje në zgjedhjet evropiane
-
Ndërsa Izraeli shton sulmet, 300 mijë palestinezë largohen nga Rafah
-
Jabllanoviç flet për Albanian Post rreth tentim vrasjes së vëllait të tij në Veri: Marko është i prirur të gënjejë shumë