![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/4909a9b1-1fd1-4d25-bcee-743223488ed6.jpg)
Mbështetës të Trump protestuan në Washington D.C. Kjo protestë u planifikua të zhvillohej më 6 janar. Pikërisht në ditën kur Kongresi Amerikan po përgatitej të certifikonte fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, ne kurrë nuk do ta pranojmë”, deklaroi Trump në fjalimin e tij, pak minuta përpara se të fillonte protesta. Protestuesit ishin mbledhur vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, por Trump i inkurajoi mbështetësit e tij të marshonin drejt Capitol-it.
Ndërkohë që situata mes protestuesve përpara godinës së Capitol-it po përshkashkallëzohej, Kongresi ishte në seancë duke numëruar dhe certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor për presidentin dhe zëvendëspresidentin.
Mbështetësit e Trump-it shtynë pengesat e vendosura përgjatë perimetrit të ndërtesës. Ata u përplasën me oficerët e forcave speciale të ndërhyrjes. Protestuestit i quajtën oficerët e policisë, tradhëtarë për shkak së po kryenin detyrën e tyre.
Protestuesit shtyheshin kundër gardheve prej metali, ndërkohë që policia po përpiqej t`i sprapste. Pranë shkallëve të Capitol-it dëgjoheshin shpërthime granatash. Gjatë disa momenteve, oficerët përdorën sprajin me piper. Mbështetësit e Trump-it brohorisnin “SHBA” duke valëvitur njëkohësisht flamurët.
Gjatë përplasjeve dhe situatave të tensionuara të protestuesve Capitol-i u thye. Dyert e godinës u mbyllën dhe alami i policisë së ra. Edhe pse forcat e Policisë po tentonin të bllokonin çdo person që lëvizte nga godina e Senatit në godinë e Capitol-it, një grup protestuesish kacavirreshin në muret e godinws.
Protesta u përshkallëzua dhe protestuesit mësynë brenda Capitol-it. Brenda ambienteve të brendshme të Capitol-it ka pasur konfrontime midis protestuesve dhe policisë. Gjithashtu brenda ambjenteve janë dëgjuar të shtëna. Konfirmohet se zëvendëspresidenti Mike Pence dhe të gjithë ligjvënësit e tjerë janë larguar nga shërbimet sekrete. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Parashikimi i motit, 26 qershor 2024
-
Pajisja e parë në botë e epilepsisë ka reduktuar krizat e pacientit gjatë ditës me 80%
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj