Lajme

Tajvan/Pamje të reja nxjerrin në dritë momentet e para të përplasjes së trenit (VIDEO)


Kamioni pa frena që shkaktoi katastrofën më të rëndë hekurudhore të Tajvanit në dekada, rrëshqiti dhe ra në shinat e trenit një minutë para se të kalonte një tren ekspres me më shumë se 120 km/orë. Ky ka qenë përfundimi që kanë nxjerrë hetuesit, pasi pamjet e publikuara zbuluan përpjekjet e shoferëve për të frenuar.

Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, të premten e kaluar kur treni me tetë vagonë goditi një kamion që kishte rënë në shinat e trenit, ndërsa po hynte në një pjesë të tunelit afër qytetit Hualien.

“Kishte pak më shumë se një minutë kur kamioni rrëshqiti në shina dhe treni, Taroko Express e goditi atë”, tha të martën kryetari i Bordit të Sigurisë së Transportit të Tajvanit, Dr Young Hong-tsu.

Ndërsa po tregonte një video të shkurtër të pamjeve nga kamera e trenit, Young tha se shoferi dhe ndihmësi, të dy të vdekur nga përplasja, ishin përpjekur të frenojnë por kishin vetëm sekonda për të reaguar.

“Ato u përpoq në maksimum me shpresën për të shmangur një katastrofë”, tha ai.

Eksperti shtoi së trenit do t’i duheshin rreth 500-600 metra për të ndaluar plotësisht, por në këtë rast kishte më pak se gjysmën e kësaj distance.

Sipas agjencisë së lajmeve, Taipei Times, treni po udhëtonte me rreth 125 km/orë dhe arriti të ngadalësohej deri në 121 km/orë përpara goditjes.

Pasi të dilnin nga shinat, lokomotiva dhe disa vagonë u përplasën me muret e tunelit, duke vrarë dhjetra dhe duke bllokuar disa pasagjerë për orë të tëra.

Ndërsa ekipet e rimëkëmbjes vazhduan përpjekjet për të pastruar mbeturinat nga tuneli, hetuesit janë përqendruar tek kamioni që ishte parkuar në një rrugë mbi shinat përpara se të rrëshqiste në anën e kodrës.

Shoferi i kamionit, 49-vjeçari Lee Yi-hsiang, është ndaluar dhe prokurorët po kërkojnë të përcaktojnë nëse ai nuk vendosi frenin e dorës apo kishte një dështim mekanik.

Të Dielën, Lee kërkoi ndjesë, duke u thënë mediave se ishte penduar dhe “dua të shpreh faljet e mia më të sinqerta”.

“Unë do të bashkëpunoj me policinë dhe prokurorët për të marrë përgjegjësinë që duhet të marr”.

Përplasja ishte incidenti hekurudhor më vdekjeprurës në dekada për Tajvanin. Midis të vdekurve janë familje të tëra, fëmijë deri në pesë vjeç dhe njerëz që vdiqën në përpjekje për të mbrojtur të dashurit e tyre nga pasojat e përplasjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore