Futboll

Pioli: “Humbja të dhemb, por duhet ta mbajmë kokën lart…”


Traineri i Milanit, Stefano Pioli, nuk e bën dramatike humbjen me Juventus-in në Stadiumin ‘San Siro’:

Nuk ka vend për keqardhje pas një loje të tillë. Djemve u rraha shpatullat se e meritonin. Dalim me kokën lart me bindjen se luajtëm mirë ndaj ekipit që fiton prej nëntë vitesh”. Për kthimin e Ibrës, Pioli tha “besojmë të jetë gati për ndeshjen pas së dielës

Milan humbet për herë të parë në këtë sezon duke u mundur nga Juventus me rezultatin 3-1. Por gjithësesi mbetet në vend të parë. U pa i keqardhur Stefano Pioli në intervistën për Sky Sport, menjëherë pas ndeshjes:

Humbja të dhemb. Por ndeshja ishte e ekuilibruar. Juventus ishte me i saktë se ne në realizimin e golit të dytë, duke i dhënë garës inerci tjetër. Ky gol i dha drejtim lojës dhe pas kësaj ne nuk ia dolëm më të rifutemi në lojë. Kishte kohë që nuk jetonim me situatën e humbjes. Duhet të ngremë kokën lart sepse pas tre ditësh kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore