Rastet e shumta me COVID-19 kanë detyruar qeverinë të mblidhej dhe të shqyrtojë masa të reja kundër pandemisë.
Gjatë mbledhjes të mbajtur nga kryeministri Kurti dhe ministrat e tij, janë vendosur masa të reja nga ato të qeverisë Hoti.
Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në bashkëpunim me qeverinë, ka vendosur kufizimin e lëvizjes për qytetarët nga ora 22:00 deri në 5:00, përveç rasteve urgjente shëndetësore.
Po ashtu siç kishte thënë disa ditë më parë kryetari shoqatës së gastronomëve, Petrit Kllokoqi, e gjithë gastronomia do të mbyllët nga data 7 deri më 18 prill.
Të gjitha shërbimet e gastronomisë do pezullohen, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “dërgesë me porosi”.
Po ashtu institucionet publike dhe private të arsimit para universitar do jenë online nga data 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga data 7 deri më 18 prill.
Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të hynë në Kosovë, duhet të kenë testin RT-PCR negativ, i cili është bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.
Po ashtu ndalohet përdorimi i fitneseve ose aktiviteteve të tjera sportive në ambiente të mbyllura.
Po ashtu, marketet, furrat dhe barnatoret do të lejohen të operojnë me orar të plotë.
Masat do të rivlerësohen pas dy javëve dhe nëse ka ulje të rasteve, atëherë ato mund të ndryshojnë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli rrezikon përjashtimin nga marrëveshja e sigurisë SHBA-Riad
-
Regjistrohen 7 viktima në sulmin gjatë natës në Rafah, 4 fëmijë
-
Debati për Shkollën e Magjistraturës, deputetët e opozitës kërkesë: Të mblidhet Komisioni i Ligjeve
-
FSB vret një shtetas rus: Agjent i inteligjencës ushtarake ukrainase, po planifikonte sulme
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu