I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe njëkohësisht për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, të premten është takuar me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit.
Takimin e ka bërë të ditur Lajçak, përmes një shkrimi në platformën ‘X’.
“Është mirë të krahasohen shënimet me eurodeputeten Viola Von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon”.
“Unë ndava përditësime mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajçak.
Good to compare notes with MEP @ViolavonCramon regarding recent developments in Kosovo and the broader region. I shared updates on the 🇪🇺-facilitated Dialogue and we also delved into the post-election landscape in Serbia, along with the dynamics within the European Parliament. pic.twitter.com/UMioFtTCh9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 26, 2024
Më 22 janar, Lajçak, është takuar edhe me Dobrica Veselinoviç, një nga liderët e partisë opozitare Fronti i të Majtëve të Gjelbër, pjesë e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës” që në zgjedhjet e fundit në Serbi doli grupi i dytë politik me 23.66 për qind të votave.
Por, rezultat ky që koalicioni (SPN) nuk e pranon, pasi konteston fitoren e Partisë Progresiste të Serbisë, udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç, që doli e para me 46.75 për qind të votës së përgjithshme elektorale.
Kjo është ndër herët e rralla që Lajçak takohet me një lider opozitar serb për të diskutuar rreth dialogut me Kosovën dhe normalizimin e raporteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog