Sport

Pagliuca beson që Donnarumma do qëndrojë te Milan-i


Ish-portieri i Kombëtares së Italisë, Gianluca Pagliuca, pret që gardiani i portës së Milan-it, Gianluigi Donnarumma, të mbetet te kuqezinjtë.

Donnarumma ka marrëveshje deri në verë me Milan-in dhe nuk ka rinovuar akoma për shkak të kushteve ekonomike. Ndërkohë që shumë ekipe janë vënë pas tij, si Juventus-i, Inter-i dhe Chelsea.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë në Milano, duke gjetur një zgjidhje të mesme. Klubi ofron 8 milionë euro, ai dëshiron 12 milionë euro”, tha Pagliuca për Stats Perform News.

“Ata do të gjejnë një marrëveshje me 9-10 milionë euro. Janë shumë para. Të fitosh 9 milionë euro, 10 milionë euro ose 11 milionë euro është e njëjta gjë, nuk ndryshon shumë me 1 milion euro”.

“Mund të ndryshojë nëse shkoni nga 500 mijë euro në 2 milionë euro. Nuk ka ndryshim të madh nëse janë 9 milionë, 10 milionë apo 11 milionë. Nëse do të kisha luajtur disa vite më vonë, mbase do ta kisha fituar këtë shumë parash”, shtoi Pagliuca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore