Bashkimi Evropian ka akuzuar Kinën për ngacmimin e korrespondentëve të huaj, pas ngjarjes të ndodhur me gazetarin e BBC-së në Pekin, John Sudworth.
Ai u detyrua të lëvizë nga Pekini në Tajvan. Sudworth u largua pas presionit dhe kërcënimeve nga autoritetet kineze.
Autoritet e BE-së e nxitën Kinën të respektojë detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për të siguruar lirinë e fjalës dhe shtypit.
Korrespondenti i BBC-së në Kinë, i cili fitoi çmime për raportimin e tij mbi trajtimin e ujgurëve në rajonin e Xinjiang, u largua nga kryeqyteti kinez së bashku me familjen e tij.
Kina, e cila ka denoncuar mbulimin e BBC-së për Xinjiang-un, tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi ndaj Sudworth-it, përveç veprimit të mundshëm ligjor për të sfiduar raportimin e tij në rajon.
Por ai dhe familja e tij u ndoqën nga policia me rroba civile në aeroport.
BBC thotë se është krenare për raportimin e tij dhe Sudworth, i cili ishte i vendosur në vend për nëntë vjet, mbetet korrespondent i saj në Kinë.
Propaganduesit e mediave shtetërore botojnë dhe postojnë përmbajtjen e tyre jashtë shtetit pa kufizime, ndërsa në shtëpi, Kina mbyll raportimin e pavarur, censuron transmetimet dhe faqet e internetit të huaja.
Çfarë tha BE saktësisht?
Një zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, tha se të paktën 18 korrespondentë ishin dëbuar nga Kina vitin e kaluar.
“BE ka shprehur vazhdimisht shqetësimet e saj për autoritetet kineze, në lidhje me kufizimet e padrejta të punës, të vendosura ndaj gazetarëve të huaj,” shtoi zëdhënësi.
Numri i organizatave mediatike ndërkombëtare që raportojnë nga Kina po zvogëlohet. Vitin e kaluar Kina dëboi korrespondentët për New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal.
Në shtator të 2020-ës, dy reporterët e fundit që punonin në Kinë për mediat australiane fluturuan në shtëpi pas një bllokimi diplomatik pesë-ditor.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze tha se autoritetet nuk ishin njoftuar paraprakisht për largimin e Sudworth.
“Vetëm në ditët e fundit kur ishim përballë detyrës për të rinovuar kartelën e shtypit të Sudworth, mësuam se ai u largua pa i thënë lamtumirë”, tha zëdhënësi në një konferencë shtypi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit