Abdixhiku, presidentes së PE-së, Roberta Metsola: Faleminderit për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka nisur vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku është takuar me presidenten e PE-së, Roberta Metsola të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“Atë e falënderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, shkroi ai në Facebook.
Kreu i LDK-së ka treguar se në këtë vizitë ishte pjesëmarrës dhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së; grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian.
“Aty takova dhe Kryetarin e EPP-së, Manfred Ëeber; të cilin e njoftova për organizmin tonë të brendshëm partiak dhe Konventën e madhe programore ‘Rruga e Re’. EPP do të mbështesë LDK-në me të gjitha potencialet e saj. Në fund të ditës së parë, nën organizimin e eurodeputetit Lukas Mandl, isha pjesëmarrës në debatin e organizuar në tre vjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael”.
Deputeti i LDK-së ka treguar se në panel ka prezantuar pikëpamjet e partisë së tij mbi sigurinë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve, derisa ka shtuar se “e ardhmja jonë është Evropa”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Berisha humb apelin në Londër”, mbetet non grata në Britani
-
Rrumbullaku urdhëron thellimin e procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
Stano: Bislimi s’ka nevojë të spekulojë rreth raportit të Borrellit për masat