Javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohet udhëtimi nga Filipinet, Pakistani, Kenia dhe Bangladeshi.
Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se këto vende janë shtuar në “listën e kuqe” të Anglisë për shkak të shqetësimeve në rritje për përhapjen e varianteve të reja të COVID-19.
Prej orës 04:00 të datës 9 prill, do t’u refuzohet hyrja udhëtarëve ndërkombëtarë, të cilët kanë udhëtuar nga ose nëpër ato vende në 10 ditët e mëparshme.
Ndalimi ka edhe përjashtime. Mbajtësit e pasaportave britanike apo irlandeze apo njerëzit me të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të jenë pjesë e ndalesës.
Gjithsesi ata do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë në një nga hotelet e miratuar nga qeveria.
BBC shton se gjatë qëndrimit të tyre, udhëtarët do i nënshtrohen dy testeve të coronavirus-it. Por, rezultati negativ i testit nuk do të thoshte se udhëtarët mund të shkurtojnë kohën e tyre në karantinë.
As ky grupim i udhëtarëve nuk do të mundet të përfundojë para kohe karantinën përmes skemës “Test to Release” ku udhëtarët që nuk bëjnë pjesë te vendet e listës mund ta lënë karantinën në ditën e pestë pas një prove negative.
Sipas Departamentit të Transportit, ndalimet kanë për qëllim të zvogëlojnë rrezikun nga variantet e reja të coronavirus-it pasi shumica e rasteve të variantit të Afrikës së Jugut që janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laburistët fitojnë zgjedhjet paraprake të Blackpool South
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
Si ‘gangsterët’ ballkanikë u bënë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive