Kompania e automjeteve elektrike, Tesla, ka arritur dërgesa rekord për tremujorin e parë të vitit duke rrëzuar vlerësimet e Wall Street-it.
Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se rekordi i ri është pasojë e fitimeve të ardhura prej shitjeve të makinave, Model 3 dhe Model Y, të cilat mundën të kompensonin ndikimin e mungesës globale të pjesëve.
“Ne jemi të inkurajuar nga pritja e fortë e versionit Model Y në Kinë dhe po përparojmë shpejt në kapacitetin e plotë të prodhimit”, është bërë me dije nga kompania në një deklaratë.
Gjithashtu është thënë se versioni i ri Model S dhe Model X janë pritur jashtëzakonisht mirë dhe se Tesla ndodhet në fazat e hershme të prodhimit.
Në fund të vitit të kaluar, fabrika e kompanisë në Shanghai nisi prodhimin e makinës Model Y. Ai përbën tregun kryesor të Tesla-s ku tanimë prodhohet edhe Model 3.
Sipas Reuters, kompania ka dorëzuar në mbarë botën 184 mijë e 800 automjete elektrike gjatë tremujorit të parë. Shifër që doli jashtë parashikimeve dhe që ka tejkaluar edhe rekordin e mëparshëm të tremujorit të fundit prej 180 mijë e 570 automjete.
Deri më tani, Tesla ka arritur të bëhet kompania më e vlerësuar e automjeteve në botë duke lënë pas rivalët e saj të makinave elektrike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickovskit
-
Berisha i kërkon Gjykatës së Lartë leje për paraqitje në Kuvend
-
Pse Izraeli dhe aleatët e tij i frikësohen ICC-së?
-
Premtimi i Kurtit për Kodin Civil “shpresa e fundit” për t’i shpëtuar presionit për Asociacionin