Gjykata vendosi sot më 1 prill, masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Çapjan, në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Masa u pranë këtij ambienti për arsye se Çapja ndodhet i shtruar në spital, pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.
Një ditë më parë, 31 mars, Komisioni i Posaçëm, ka miratuar mbrojtjen fizike për prokurorin e Elbasanit, Ritvan Sukaj.
Sukaj firmosi fletën e arrestimit për Ardian Çapjen.
Arrestimi Çapjas
Më 29 mars forcat RENEA, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Krasta 2021”.
Gjatë operacionit u bë e mundur arrestimi i Ardian Çopjas alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan si dhe u shpall në kërkim shtetasi, Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.
Të dy shtetasit, si ai i arrestuari dhe ai i shpallur në kërkim, janë të dyshuar si autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2012, ku mbetën të vrarë Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).
Gjatë kontrollit në banesën e Ardian Çopjas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.
Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla