Shqipëria

Elbasan/ Zbardhet vrasja e dyfishtë e vitit 2012. Një në pranga, tjetri në kërkim


Ditën e hënë më 29 mars, në qytetin e Elbasanit, RENEA, Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Krasta 2021”.

Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga Ardian Çopja alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan si dhe u shpall në kërkim shtetasi, Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Të dy shtetasit, si ai i arrestuari dhe ai i shpallur në kërkim, janë të dyshuar si autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2012, ku mbetën të vrarë Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë kontrollit në banesën e Ardian Çopjas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore