Jetesë & Stil

Dua Lipa mund të zëvëndësojë Mozartin dhe Beethoven


Këngëtarja shqiptare me fame ndërkombtare duke që s’ka të ndalur. Një propozim i mrekullueshëm ka ardhur nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe. Ky propozim lidhet me zëvendësimin e kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.

Prestigjozia “The Telegraph” ka raportuar se një nga emrat e propozuar për t’u studiuar është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me orgjinë shqiptare theu rekordin e saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozart-i e Beethoven-i

Rikujtojmë, se ka kaluar plot një vit që nga koha kur Dua Lipa publikoi albumin e saj, “Future Nostalgia”. Ky album vazhdon të jetë një nga albumet e preferuara për publikun dhe diva e muzikës popka shkruar një mesazh të gjatë falënderues për të gjithë.

Ajo është padyshim krenaria jonë dhe nuk lë asnjëherë asnjë rast pa na bërë të ndihemi krenarë. Revista “Time” pak kohë më parë publikoi listën me 100 personazhet më me influencë dhee para që përmendet është këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.

Dua prej rreth dy vitesh po shijon një romancë me vëllain e motrave të famshme Hadid, Anwar. Ata janë kthyer në çiftin më të dashur të showbizi-t. Dua Lipa ka hapur zemrën dhe ka folur si rrallëherë për lidhjen e saj me Anwar Hadid.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore