Në rrugët e qytetit kryesor të Myanamar-it, Yangon aktivistët filluan një “grevë mbeturinash” për të kundërshtuar rregullin ushtarak. Ndërkohë, numri i protestuesve të vrarë nga forcat policore që nga grushti shtetit ka kaluar shifrën 500.
Nga 14 civilë të vrarë të hënën e 29 marsit , Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) tha se të paktën tetë ishin në Yangon.
Fushata e mosbindjes civile kundër rregullit ushtarak ka paralizuar pjesë të mëdha të ekonomisë dhe në një taktikë të re, protestuesit u përpoqën të rritnin fushatën duke u kërkuar banorëve të linin mbeturinat në kryqëzimet kryesore të rrugëve.
“Kjo grevë plehrash është një grevë për të kundërshtuar juntën”, shkruhej në poster në mediat sociale.
Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan grumbuj mbeturinash të vendosura në Yangon.
Fushata bie në kundërshtim me thirrjet e lëshuara përmes altoparlantëve në disa lagje të Yangon-it të hënën duke u kërkuar banorëve të hedhin mbeturinat në vendin e duhur .
Dhuna në Myanmar
Sipas një raporti nga Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë, ndër viktimat përfshihen fëmijë, të rinj dhe mësues.
Sipas shoqatës, rreth 60 shtëpi u dogjën në qytezën e PyiGyi Dagun nga një zjarr që ra më 27 mars. Rezidentët e vendeve fqinje, nuk u lejuan të shkonin të ndihmonin banorët e bllokuar aty. Kjo, pasi forcat e juntës hapën zjarr ndaj tyre.
Rreth 2 mijë e 600 janë arrestimet që kanë ndodhur deri më 28 mars. 37 prej tyre janë dënuar.
Çdo ditë, në Myanmar raportohen viktima dhe sulme të reja.
Nga ana tjetër, në ushtrinë e Myanmar-it, ka zëra që protestuesit i shohin si kriminelë. Disa prej ushtarëve madje, kanë hequr dorë nga pushkët.
“Duhet të zgjedhim, të jemi me popullin apo me parinë”, thotë njeri prej tyre. “Unë shpresoj shumë që të gjithë në fund të ditës, të zgjedhin shtetin”.
Arrestimi i tashmë ish-kancelares Aung San Suu Kyi, u dënua rëndë nga ndërkombëtarët. Ajo është parë si një simbol i paqes dhe demokracisë në botë. Në vitin 1991, ajo fitoi Nobelin për paqe.
Pas grushtit, kontrollin e shtetit e ka marrë gjenerali Min Aung Hlaing.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laburistët fitojnë zgjedhjet paraprake të Blackpool South
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
Si ‘gangsterët’ ballkanikë u bënë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive