Departamenti Amerikan i Shtetit akoma refuzon ta quajë Serbinë si përgjegjëse direkte për sulmin terrorist në Kosovë – “po i presim hetimet”
Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të refuzojë ta bëjë përgjegjëse direkte Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vdekur një polic i Kosovës.
Vedant Patel, Zëvendës-zëdhënësi Kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit, u ka thënë gazetarëve në një konferencë për media, se ata do t’i presin hetimet dhe nuk duan të japin komente para përfundimit të hetimeve, gjithsesi dënojnë këdo që është përfshirë në këtë sulm terrorist “të përgatitur dhe planifikuar mirë”.
“Kemi parë raportet (për arrestimin e Milan Radojiçiç), por nuk do flasim para hetimeve”, deklaroi Patel i pyetur se cili është qëndrimi i SHBA-ve në këtë çështje.
“Siç kemi thënë, e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i përgatitur mirë, dhe gjithkush që ishte i përfshirë në planifikim dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sjellët para drejtësisë”, pohoi zëdhënësi amerikan.
Ai ka komentuar edhe lëvizjen e ushtrisë serbe, të cilës amerikanët i bënë thirrje për largimin e formacioneve dhe armatimit nga kufiri me Kosovën, lëvizje që e quajtën “destabilizuese” dhe të “paprecedentë”.
“Kemi qenë goxha të qartë rreth shqetësimeve tona, dhe jemi thellësisht të shqetësuar rreth rritjes së ciklit të tensioneve dhe dhunës sporadike në Veriun e Kosovës. Kemi qenë duke monitoruar një avancim të paprecedentë të artilerisë së Serbisë, tankseve dhe njësive ushtarake rreth kufirit me Kosovën. Ne i kemi bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat nga kufiri dhe të ulë tensionet gjithashtu”.
Serbia, edhe përmes presidentit Aleksandër Vuçiç, njoftoi se s’kanë trupa shtesë në kufi dhe se kanë tërhequr një pjesë.
Diçka nga këto raportime janë të sakta tha edhe Patel.
“Kemi vërejtur një tërheqje të trupave dhe makinerisë nga kufiri nga 29 shtatori dhe presim që Serbia të vazhdojë hapet de-eskalues, duke përfshirë tërheqjen e trupave të tjerë”.
Në një artikull të The Guardian megjithatë thuhet se disa dëshmi që Policia e Kosovës ua ka prezantuar amerikanëve për ndërlidhjen e Serbisë me sulmin terrorist, ata i kanë parë si bindëse.
Çfarë ndodhi?
Një grup i armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla akuzou Milan Radojiçiçin se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.
Sveçla, publikoi një fotografi të një terroristi të vrarë dhe një dokument duke faktuar përfshirjen e Serbisë në rastin e sulmit të grupit terrorist.
Shtetet perëndimore kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE
-
Grubi: S’votova për zgjedhje presidenciale, s’dua ta legjitimoj një presidente që është kundër UÇK-së dhe fqinjësisë së mirë me Kosovën
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE