Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova duhet që të kërkojë “ekstradimin e terroristëve që planifikuan dhe realizuan sulmin mbi shtetin tonë”.
“Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tonë ndërkombëtarë që duhet të rrisin presion mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata”, tha Krasniqi.
Terroristët, pohoi ai, duhet të marrin “dënimin e merituar për krimin që e realizuan në Kosovë”.
Tutje, kreu i PDK-së i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “nis një hetim ndërkombëtar emergjent për të vërtetuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorist mbi Kosovën”.
“Ne të gjithë e dimë, por duam që me fakte të bindet edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse pa u zbardhur e vërteta e plotë e këtij rasti Serbia nuk mund të jetë palë e besuar në asnjë lloj procesi përpara”.
Prandaj, theksoi ai, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare “ta njohë agresionin e vazhdueshëm të Serbisë mbi Kosovën”.
Në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, një polici mbeti i vrarë, heroi Afrim Bunjaku.
Prandaj, thotë Krasniqi, heroi Afrim Bunjaku, meriton drejtësi dhe është “detyra jonë morale që përgjegjësit të përballen me pasoja”.
“Si PDK i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në këtë situatë”.
Ndërkaq, kreu i PDK-së theksoi se “objektivi ynë i përbashkët duhet të jetë ta mbrojmë atdheun dhe të garantojmë sigurinë e secilit qytetar pa dallim”.
Prandaj, shtoi ai, në këtë periudhë është thelbësore që të gjithë faktorët politik, “veçanërisht ata shqiptarë, të qëndrojmë në mbështetje të vendit tonë”.
Seanca e Kuvendit të Kosovës nis me 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Veri
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Manja i përgjigjet Alibeajt: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Trajnuesit ushtarakë perëndimorë mund të shkojnë në Ukrainë, thotë ministri i Lituanisë
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13