Vaksina e tretë ruse kundër Covid (CoviVac), e zhvilluar nga qendra kërkimore Chumakov, do të dalë në qarkullim për popullatën ditën e shtunë, 28 mars.
Kjo u njoftua të martën nga zëvendës kryeministrja, Tatiana Golikova, në stacionin televiziv Russia Today (RT) “Duke filluar nga fundi i Marsit, ne do të fillojmë të rrisim prodhimin e vaksinave EpiVacCorona. 500 mijë doza do të hyjnë së shpejti në qarkullim për popullatën civile”.
“Besoj se dërgesat e para të CoviVac të qendrës Chumakov do të bëhen në 28 Mars ».
Vaksina e zhvilluar në Qendrën e Kërkimeve Virologjike Chumakov në Moskë, përfshin administrimin e dy dozave dhe përbëhet nga grimca joaktive të virusit SARS-CoV2.
Vaksina e re u regjistrua në 19 Shkurt nga Ministria e Shëndetësisë e Federatës Ruse.
Me CoviVac, numri i vaksinave të zhvilluara nga Federata Ruse është rritur në tre. Qendra e Barnave ruse pret të prodhojë 10 milionë doza deri në Dhjetor 2021.
Vaksina e parë e zhvilluar në Rusi ishte Sputnik V, e quajtur kështu për nder të satelitit të parë Sovjetik të dërguar në hapësirë. Ajo u zbulua nga Qendra Kombëtare Ruse për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, Gamaleya.
E dyta, EpiVaCorona, u zbulua në 13 Tetor 2020 nga Qendra e Biologjisë dhe e Biologjisë Vektor, e vendosur në Novosibirsk. EpiVaCorona është një vaksinë peptide e cila, ndryshe nga Sputnik V, nuk mbart agjentë biologjikë.
Sipas Qendrës Kërkimore Chumakov, CoviVac, vaksina e tretë e prodhuar, mund të transportohet në një temperaturë midis 2 dhe 3 gradë. Drejtori i Qendrës Chumakov, Aydar Ishmukhametov, i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se pritet të kërkojë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vjeshtën e vitit 2021, kualifikimin e hershëm të CoviVak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit