Riadi ka arritur një marrëveshje strategjike me kompaninë turke të mbrojtjes Baykar Tech për të ngritur një fabrikë dronësh në mbretëri.
Të paktën kështu rezulton sipas shefit ekzekutiv të prodhuesit të famshëm të dronëve Baykar TB2, Haluk Bayraktar, në një mesazh të publikuar të dielën në rrjetin X.
Kjo marrëveshje “do të forcojë rolin e SAMI (kompanisë publike të armëve saudite) në mbështetjen e industrisë kombëtare të mbrojtjes”, thuhet në një postim të kompanisë saudite.
“Lidhja jonë e miqësisë po bëhet më e fortë. Po ndërmerren hapa historikë për stabilitetin rajonal dhe global”, ka thënë Bayraktar, dhëndri i presidentit turk Recep Tajip Erdogan.
Sipas tij, kjo marrëveshje do të çojë në hapjen e “dyerve të reja të eksportit dhe fushave të reja të veprimtarisë për qindra kompani turke në industrinë e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore”.
Dronët turq e kanë provuar veten në shumë konflikte, veçanërisht në Nagorno-Karabakh, Siri ose kohët e fundit, në Ukrainë.
Pas marrëdhënieve të tensionuara prej vitesh, kjo marrëveshje shënon një hap të ri në afrimin mes dy vendeve.
Pas rizgjedhjes së tij në maj, presidenti turk zgjodhi Gjirin për udhëtimin e tij të parë zyrtar, në korrik.
Vizita e Erdogan me Mohammad bin Salman rezultoi në një sërë marrëveshjesh dypalëshe bashkëpunimi, duke përfshirë nënshkrimin e dy kontratave të blerjes.
U lidh edhe një marrëveshje midis Baykar Tech dhe Ministrisë Saudite të Mbrojtjes. Teksa shuma mbeti sekrete, shefi i Baykar Tech ka thënë se ishte marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e Turqisë në mbrojtje dhe aviacion.
Marrëveshja kishte të bënte me importin në Arabinë Saudite të dronit Akinci, i njohur për qëndrueshmërinë e tij në lartësi mesatare.
Kontratat në fjalë janë pjesë e ambicieve të princit të kurorës Mohammad bin Salman për të realizuar projektin Vision 2030. Një plan që synon të diversifikojë ekonominë saudite, e cila bazohet kryesisht në naftë, duke zhvilluar industritë lokale, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes.
Prodhimi i dronëve në vend i lejon mbretërisë saudite të kundërbalancojë hegjemoninë e Iranit, rivalit të tyre rajonal, në këtë zonë.
Kurse për turqit kjo marrëveshje është dhuratë nga perëndia. Kriza e rëndë ekonomike që po kalon vendi e ka shtyrë Turqinë të afrohet më shumë me vendet e Gjirit vitet e fundit, me shpresën për të rifituar investitorët e huaj për të mbështetur rezervat e saj valutore dhe për të zbutur efektet e inflacionit.
Gjatë fushatës zgjedhore, Erdogan e theksoi industrinë e mbrojtjes si flamurin e ekonomisë turke.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuza se një këshilltar i Ramës është agjent rumun, PD kërkon interpelancë me kryeministrin
-
Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Koçiun, e akuzon se pavarësisht denoncimeve nuk ka vepruar
-
Manja për skemën abuzive te Onkologjiku: Ka pasur hetim administrativ që në vitin 2023
-
GJKKO lë në burg Jorgo Goron, ish-kreun e Bashkisë Himarë
Lajmet kryesore
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën