Osmani pas takimit me ambasadorin austriak: Ta tejkalojmë situatën aktuale në koordinim me aleatët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Veri të Kosovës.
“Osmani dhe ambasadori Weidinger biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast presidentja potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës”, thuhet në njoftim për media nga zyra e Osmanit.
Osmani po ashtu ka falënderuar ambasadorin për përpjekjet e tij të vazhduara për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, mbështetjes për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme, të cilat kanë afruar edhe më shumë qytetarët e vendeve.
“Presidentja ka ritheksuar se Austria mbetet aleat i rëndësishëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, mbështetja e të cilës ka qenë e rëndësishme në hapa të ndryshëm të historisë sonë, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”.
Osmani ka folur edhe për vizitën e parë zyrtare bilaterale në mandatin e saj si presidente e Republikës në Republikën e Austrisë, me ç’rast theksoi se kjo vizitë ka qenë rikonfirmim i vullnetit të përbashkët për ta thelluar tutje partneritetin në mes të dy vendeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Robertson për Thaçin: Një person i ndërlikuar, por lider gjigand – ndoshta do të kthehet në skenë
-
Vdiq Sylë Tahirsylaj
-
Kurti në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër: Një patriot që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë
-
Osmani takon këshilltarët e Bidenit për çështje të sigurisë, flasin për rolin jetik të SHBA-së në ruajtjen e paqes