![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/03/20181018PHT16502_original.jpg)
Bill Gates ka thënë për një media polake se bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 për shkak të vaksinave.
“Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave COVID-19”, tha Bill Gates në një intervistë për gazetën polake ‘Wyborcza’ dhe transmetuesin televiziv TVN24.
“Kjo është një tragjedi e pabesueshme”, u shpreh mbi pandeminë bashkëthemeluesi i Microsoft, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë ishte fillimi i vaksnimit.
“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet,” tha Gates.
Bill Gates është një miliarder i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft Corp në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka angazhuar të paktën 1.75 miliardë dollarë për përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19. Ajo përfshin mbështetje për disa prodhues të vaksinave, diagnostifikimin dhe trajtimet e mundshme.
Nisma COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Szijarto: Hungaria gjatë presidencës së BE-së do të hap kapituj të ri të negociatave me Serbinë
-
Përplasje në burgun grek, humb jetën 35-vjeçari shqiptar dhe plagoset një shtetas i Kosovës
-
Akuza se një këshilltar i Ramës është agjent rumun, PD kërkon interpelancë me kryeministrin
-
Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Koçiun, e akuzon se pavarësisht denoncimeve nuk ka vepruar
Lajmet kryesore
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën