Lajme

Kurti në Kuvend përmend emrat e organizatorëve të trazirave në Veri


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Veriun e Kosovës ka thënë se autoritetet e sigurisë në vend kanë identifikuar disa nga udhëheqësit e protestave të dhunshme në këtë pjesë të vendi.

Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kurti ka përmendur emrin e Milorad Jevtiç, i cili, sipas tij, është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”.

Sipas tij në Veri kanë tri kategori të grupeve që shkaktojnë trazira.

“E para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviçin e Putinin. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës. E treta: Janë kompanitë e Radojiçiçave dhe Veselenoviçave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”.

“Danilo Josifoviç, i njohur me nofkën ‘përki’, gjithashtu anëtar i formacionit ilegal Mbrojtja Civile. Liljana Aksentieviç, zëvendësuese e të ashtuquajturit kryetar i organit të përkohshëm në Zveçan, i cili ka urdhëruar të gjithë punëtorët ilegale të Zveçanit të dalin para Komunës”.

“Personat e maskuar që po i shohim në video, janë të udhëhequr nga ish kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandër Filipoviç. Ai më 29 maj e ka rrahur një qytetar serb, pasi që ai ka qenë duke incizuar me telefon. Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiç, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan është pjesëtar i organizatës kriminale serbe Severna Brigada”.

“Milan Zhivkoviç, po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë. Danillo Krivokapiç, Jovica Llazoviç, Nikolla Radimiroviç, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviç. Kjo organizatë kriminale në rrjetet sociale ka postuar lajm, se Wagner ka arritur në Kosovë”.

“Po ashtu i lidhur me këtë grup kriminal rus është edhe Damian Knezheviç, ky kishte organizuar së bashkë me organizatën e tij protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje me ç’rast u patën identifikuar një numër i madh i personave me simbole ekstremiste ruso-serbe”.

“Daniel Gjukiç, bashkë me një grup tjetër kanë gjuajtur shok bomba, janë pjesë e grupit të Radojiçit. Milosh Gjukiç, ka raporte të ngushta me djalin e Vuçiç. Milan Tomiç, i lindur në Obiliq ka marrë pjesë në shpimin e gomave të veturave të Policëve. Peter Milosheviç, Dejan Jevtiç, Nikola Valdini, Milan Zhivkoviç, Vuk Brankoviç, Lluka Vllaskoviç, Bozhidar Todoroviç dhe Radisha Denoviç”.

 

Më tej Kurti, duke komentuar situatën e krijuar në Veri të vendit ka thënë se në këtë fazë nuk është në pyetje çlirimi i Kosovës, por çlirimi i komuniteti serb nga milicia fashiste.

“Ne duhet t’i ndihmojmë serbët që të çlirohen nga milicia fashiste, jo të dorëzohemi përballë tyre”.

Kurti: Qeveria ime është thelbësisht transatlantik, ne besojmë në miqësinë e përhershme SHBA-Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën në Veri të Kosovës ka folur edhe për marrëdhëniet, sipas tij, të shkëlqyera me komunitetin ndërkombëtar.

Sipas tij Kosova ka dëshmuar që është partnere e ndejnë e miqve ndërkombëtar për shkak të avancimit të saj demokratik dhe ekonomik.

“Ajo që i bënë bashkë partnerët tanë ndërkombëtarë janë vlerat e përbashkëta dhe besimi se këto janë universale që duhen të mbrohen me çdo kusht. Qëllimet vizionet vlerat interesat i kemi të përbashkëta,

Qeveria e Kosovës, sipas Kurtit, beson thellësisht në miqësinë e përhershme me SHBA-të, BE-në e më gjerë.

“Ne jemi thelbësisht transatlantik. SHBA-të dhe BE-ja bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve”.

Megjithatë sipas Kurtit qasja e komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë i njëjtë kjo për shkak se Serbia është vend autokratik.

“Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik”.

Kurti: Shoqërimi i kryetarëve nga Policia në Veri s’ishte vendim politik, por vlerësim i institucioneve të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka treguar se shoqërimi i kryetarëve të rinj nga Policia e Kosovës për në ndërtesat komunale më 26 maj nuk ka qenë vendim politik, por vlerësim i institucioneve të sigurisë të cilët kanë vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë.

“Nuk ka qenë vendim politik, por unë si kryeministër e mbështesë këtë edhe atëherë edhe sot. Kanë vlerësuar drejtë, dhe në ditët në vijim u dëshmua që kanë vlerësua drejtë”, ka thënë fillimisht Kurti.

Përndryshe, sipas tij, Policia e Kosovës po të mos kishte shoqëruar kryetarët e rinj nëpër vendet e tyre të punë atëherë “ne do të kishim kryetarë të komunave të cilët goditen nga ato bandat kriminale. Sepse do të ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të cilët ishin të parapërgatitur dhe kërkonin pretekst”.

Sipas Kurtit të shumtë kanë qenë ata që praninë e Policisë së Kosovës në Veri e kanë quajtur hyrje me forcë në ndërtesë, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Pasi sipas tij ndërtesat komunale janë pronë e Kosovës.

“Nuk hynë  policia në ndërtesë të vet me forcë, ajo ndërtesë është e Kosovës. Pasuria e objektit publike të Kosovës i takojnë Republikës së Kosovës e Republika është e qytetarëve, republika është forma e shtetit tonë, shteti është sovran, populli është burim i sovranitetit, përdorimi i tyre rregullohet me ligj në këtë kuvend”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore