Një numër i qytetarëve serbë protestuan mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Qëllimi i tyre ishte për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.
Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan kishte vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës.
E për të ‘negociuar’ me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.
Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë.
“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohej duke thënë ushtari amerikan.
Protestuesit kishin tentuar të hynin me forcë në objektin e komunës së Zveçanit, por ishin ndaluar nga forcat policore të cilët përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit