Ne një bashkëbisedim te çuditshëm, raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, iu ka kërkuar llogari policëve të Kosovës për prezencën e tyre në Veri.
Ajo udhëtojë atje pas takimit me liderë të Kosovës, por një pyetje ka pasur edhe për pjesëtarët e njëjësisë speciale te policisë të cilët po qëndrojnë pranë objekteve komunale në Veri.
“Çka dreqi iu solli këtu?”, pyeti ajo policët.
“Pse, ku është kërcënimi?”, vazhdoi politikania gjermane dhe kërkoi përgjigje në adresë të gabuar.
Me vonë, ajo megjithatë u shpreh se e kupton fare mirë se nuk i takon policisë të vendos për këto lloj aksione, por është niveli politik që cakton urdhrat.
“Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni. Nuk ju takon juve të vendosni se ku do të punoni”, tha Von Cramon, duke shtuar se e di që “pyetjet duhet t’i bëj në Prishtinë”.
Ndërsa një nga policët, në këtë komunikim që u publikua nga një profil ne Facebook, një nga policet dëgjohet tek i thotë Cramonit se ata thjeshtë kanë ardhur “t’i sigurojnë kryetarët e zgjedhur”.
Cramon gjatë së dielës ka qëndruar në katër komunat veriore të Kosovës, derisa në një interviste për Radion Evropa e Lirë tha se nëse hyrja kryetarëve në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”.
Ajo ka theksuar se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë pranuar të takohen më të.
“Në mëngjes jam takuar me shumë përfaqësues, por fatkeqësisht Lista Serbe ka refuzuar të më takoj. Nuk e di arsyen për këtë, do të isha shumë e lumtur që të takohesha me ta”, theksoi Cramon.
Ndërkaq paradite, Cramon është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kremlini: Deklaratat e Macron, me prirje shumë të rrezikshme
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, s’duhet të na dekurajoj
-
Kremlini: Deklaratat e Cameron përbëjnë një përshkallëzim të drejtpërdrejtë
-
NATO: Solidaritet me Berlinin për sulmet kibernetike ruse, do të mbrohemi
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme