Osmani takon ministrin për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuara, bisedojnë për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar këtë të marte me ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuara, James Heappey, me të cilin ka biseduar për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për “forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona”.
Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani ka theksuar përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për integrim në institucionet euroatlantike, “me ç’rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen përgjatë viteve, duke theksuar se Kosova tanimë ka dëshmuar se është partner jo vetëm kredibil dhe i besueshëm, por i përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatë për të kontribuar për paqe afatgjate në vend, rajon dhe kudo në botë”.
“Presidentja Osmani vuri theksin në vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën tonë të Sigurisë, e cila po forcohet me standardet më të larta të NATO-s, përmes trajnimeve të ndryshme në rritje të kapaciteteve të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja potencoi edhe gatishmërinë e Kosovës që t’i bashkohet forcave britanike në misione paqeruajtëse në vende të tjera të botës”.
Po ashtu, e para vendit ka përmendur edhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë që të ecet përpara me anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe, “e deri tek anëtarësimi në NATO”.
“Presidentja Osmani dhe Ministri i Shtetit Heappey, shprehën vullnetin e përbashkët për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit në mes të dy vendeve, në frymë të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta”, thuhet aty.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve
-
Brenda 5 muajve dy qëndrime krejtësisht të kundërta të Kurtit për krimet e Serbisë në Kosovë
-
Trump: Më parë shkoj në burg sesa zbatoj urdhrin për gjyqin penal
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve