Sport

Historia e ‘panjohur’ e futbollit të femrave…


Futbolli i femrave është një nga sportet që po merr zhvillim të madh vitet e fundit. Jo vetëm në shtetet e zhvilluara, por edhe në ato më pak të zhvilluara, ky futboll po njeh rritje.

Besohet se Kina, sipas të dhënave, është vendi ku është luajtur futboll për herë të parë, që para 2 mijë vitesh. Por, gjithashtu po Kina, përsëri është e njohur edhe për zhvillimin e futbollit të femrave.

Në këtë vend, futbolli i femrave besohet se është luajtur që para 500-600 vitesh. Piktori kinez Ming du Jin-i, në provincën Jiangsu, ka pikturuar femra që luajnë futboll. Pikturat e tij datojnë nga vitet 1465 deri në 1509.

Themeluesit e Dinastisë Jin, në vitet 1115-1234, e admironin civilizimin dhe kulturën kineze. Gërmimet arkeologjike në zonën ku shtrihej kjo Dinasti, pranë qytetit Xingtai, në provincën Hebei, kanë nxjerrë në pah dëshmi të qarta që në atë kohë praktikohej futbolli i femrave.

Megjithatë, besohet se rrënjet e futbollit të femrave në Kinë, janë më të thella, deri në vitet 600.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore