![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/05/Pamja-e-ekranit-2023-05-09-214318.png)
Real Madrid-i ka kaluar në epërsi ndaj Manchester City-t në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
GOLAZO DE VINICIUS JR ⚽️
— Garra Sports (@garrasports_mx) May 9, 2023
Vinicius Junior ka shënuar një super-gol për ta kaluar Real-in në epërsi.
Goditja e tij ishte mjeshtërore nga jashtë zone, çka bëri që portieri i City-t mos të ketë shanse për ta mbrojtur.
Ndërkohë, skuadra e Manchester City-t ishte më e mirë në këtë takim.
⏸️ HT: @realmadriden 1-0 @ManCity
⚽ @vinijr 36'#UCL pic.twitter.com/zERCm7eojP— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 9, 2023
Rastet dhe mundësitë për gola ishin nga ana e anglezëve, por Reali po udhëheq tani.
Aktualisht posedimi i topit është mbi 65 për qind në favor të ekipit të Pep Guardiola-s, derisa edhe me goditje në portë ata qëndrojnë shumë më mirë
Ndërsa, te Real-i, goli ishte goditja e vetme e tyre në portë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com