“Kam shumë mençuri dhe di më shumë se shumica dërrmuese e njerëzve. Kam më shumë përvojë se kushdo që ka dalë ndonjëherë. Dhe mendoj se kam dëshmuar të jem njeri i nderuar dhe efektiv”.
Për intervistën e tij të parë pas shpalljes së rikandidimit për Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden zgjodhi rrjetin e majtë MSNBC.
Ai është i vetëdijshëm se duhet të bindë një elektorat jo entuziast për moshën e tij që ta votojë sërish.
Gazetarja Stephanie Ruhle i tregon presidentit se në videon e shpalljes së rikandidimit, zëvendësja e tij Kamala Harris shfaqet disa herë, ndërsa kur Barack Obama lansoi videon e tij, Biden, i cili ishte zëvendësi në atë kohë, nuk u shfaq fare.
“Presidenti Obama dhe unë jemi bërë miq të mirë, por ne kemi stile paksa të ndryshme”, përgjigjet Biden.
”Isha i fundit në dhomë për të diskutuar çdo çështje. Unë mendoj se zëvendëspresidentja Harris nuk merr kreditin që i takon. Ajo ishte prokurore e përgjithshme, senatore dhe nuk mori vëmendjen që meritonte”.
Kur u pyet se çfarë është e ndryshme mes tij dhe Trump, Biden përsëriti tre herë “Gjithçka, gjithçka, gjithçka”.
Ndërkaq ai e quajti Kevin McCarthy, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të dominuar nga republikanët, “një njeri të ndershëm”, i cili deri më tani ka refuzuar të rrisë tavanin e borxhit, përveç se në këmbim të shkurtimeve të forta të shpenzimeve me rrezikun e një falimentimi në qershor.
McCarthy së bashku me tre udhëheqës të tjerë të Kongresit do ta diskutojnë në Shtëpinë e Bardhë të martën.
Por presidenti shtoi në intervistë se, për të fituar ato 15 votat e nevojshme për t’u bërë kryetar, McCarthy “shiti gjithçka” atyre që ai i quajti “Republikanët Maga” (d.m.th. Bëje Amerikën të Madhe Again, slogani i Trump) dhe “për të mbetur kryetar ai ka pranuar të bëjë gjëra në të cilat ndoshta ai beson, por që janë thjesht ekstreme”.
Në fund, presidenti mbrojti djalin e tij Hunterin, i cili është nën hetim federal për mosdeklarimin e të gjitha të ardhurave të tij dhe për gënjeshtra për abuzimin e tij në të kaluarën me drogë në një dokument për blerjen e një arme “Djali im nuk bëri asgjë të keqe, unë i besoj atij dhe “jam krenar për të”, thotë Biden në intervistën e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më