Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë në gjimnazin “Qemal Stafa” për të vijuar kontrollin mbi situatën e vaksinimit të stafeve pedagogjik.
Në fjalën e saj Manastirliu kujtoi se të gjithë informacionet që Ministria dhe Komiteti ka ofruar dhe ndjekur kanë qenë informacione të bazuara në shkencë dhe të shkëputura nga autoritetet respektive.
“Vaksinimi që po bëjmë është e vetmja mënyrë për të shkëputur zinxhirin e infektimit dhe për të parandaluar rritjen e vdekshmërisë”, shtoi në fjalën e saj ministrja.
Manastirliu mori si krahasim dhe solli në vëmendje raportin e mbrëmshëm të EMA-s mbi efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës AstraZeneca, ku Shqiperia ishte një nga vendet e pakta që nuk mori masën e ndalimit paraprak, si shumica e vendeve evropiane e jo vetëm.
“Ne kemi të gjithë vullnetin dhe kemi marrë të gjitha masat në të gjithë vendin për të vaksinuar sa më shpejt të gjitha stafet pedagogjike. Jemi në përfundim të negociatave për të filluar fushatën e një vaksinimi më masiv, duke ulur grupmoshat e vaksinuara”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit