Shqipëria

Gjirokastër/Arrestohet një person i shpallur në kërkim


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinё e qytetit Gjirokastër, nё bashkёpunim me policinё e qytetit Durrёs kanё evidentuar dhe kanё kapur shtetasin F.K., 25 vjeç të shpallur në kërkim.

Operacioni i quajtur “Muzgu” ka zgjatur pёr njё periudhё 6-mujore dhe u finalizua nё tetor tё vitit 2020. Si rezultat i tij u arrestuan nё flagrancё katёr shtetas, tё cilёt u kapёn duke transportuar emigrantё tё paligjshёm.

Sipas burimeve tё policisё, F.K. i shpallur në kërkim, kishte rolin e organizatorit. Emigranët transportoheshin nga Gjirokastra drejt Tiranёs, me destinacion vendet e BE-sё.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore