Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nëpërmjet një cicërime në rrjetin social “Twitter”, njoftoi se Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 20 pajisje të tjera për mihjen e kriptovalutave në pjesën veriore të Kosovës.
“Një tjetër aktivitet i paligjshëm për mihjen e kriptovalutave është ndaluar sot nga Policia e Kosovës, 20 pajisje janë konfiskuar”, shkroi Rizvanolli, një ditë pasi Polica e Kosovës kishte konfiskuar 174 pajisje ilegale në komunën e Zubin Potokut.
“Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhënie ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqësin disa. Është çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, shkroi ndër të tjera ajo.
Ndryshe, për ministren mihja e kriptovalutave në mënyrë ilegale në veri është arsyeja pse Serbia po bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë më 21 qershor të vitit të kaluar.
“Mos-pagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë. Ne i përmbushëm të gjitha angazhimet tona. Koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht”, shkroi një ditë më parë ajo.
Se Policia e Kosovës po zhvillon aksione kundër keqpërdorimeve të rrymës në komunat e banuara me shumicë serbe e kishte bërë të ditur edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.
Another illegal crypto-mining activity was stopped today by @Kosovo_Police; 20 devices seized.
These & similar developments in northern municipalities have nothing to do w/ inter-ethnic relations in 🇽🇰 as some like to portray. It is an issue of rule of law vs illegal activities. pic.twitter.com/7ynbq03cyV
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) April 16, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Mbi 2 mijë protestues pro-palestinezë të arrestuar nëpër kampuset e SHBA-ve
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika