Një gjykatës federal ka urdhëruar ish zëvendës presidentin Mike Pence që të pajtohet me një thirrje të “jurisë së madhe” në lidhje me gjyqin e ish-presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi amerikan “NBC News”, duke cituar një burim të njohur me vendimin.
Megjithatë, gjykatësi i dha Pence një fitore të pjesshme për argumentin e tij se ai ishte i mbrojtur nga detyrimi për të dëshmuar rreth 6 janarit për shkak të rolit të tij kushtetues si pjesë e degës legjislative.
Ekipi ligjor i Pence kishte argumentuar se klauzola e “fjalimit dhe debatit” të Kushtetutës duhet të parandalojë prokurorët e këshilltarit të posaçëm Jack Smith nga nxjerrja e ndonjë dëshmie në lidhje me komunikimet ose aktivitetin që lidhet me rolin e Pence si president i Senatit në kryesimin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Vendimi nga gjyqtari James Boasberg, kryegjyqtari për Gjykatën e Qarkut të SHBA-ve për Distriktin e Columbia-s, tha se Pence ka disa mbrojtje të kufizuara të fjalës dhe debatit.
Sidoqoftë, imuniteti nuk do ta pengonte atë të dëshmonte për bisedat ku pretendohet se ka “paligjshmëri” nga ana e Trump-it.
Është e paqartë nëse Pence planifikon të apelojë vendimin e Boasberg.
Pence është zotuar më parë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë nëse është e nevojshme.
Ai i tha ABC-së se nuk po kërkonte privilegj ekzekutiv mbi bisedat që nuk kishin lidhje me detyrat e tij më 6 janar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bieber: Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut
-
Ndalimi i armëve britanike për Izraelin do të forconte Hamasin, thotë Cameron
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
Lajmet kryesore
-
Rama: Shqipëria s’ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Bieber: Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut