Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe njëri nga iniciuesit që Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e tij, në një prononcim për Albanian Post, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallur antikushtetues Ligjin për KPK-në, është shprehur se “ky vendim ishte i pritshëm dhe se e kemi paralajmëruar Qeverinë për këtë”.
“Është një vendim i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese, ne e kemi paralajmëruar kryeministrin Kurti se është në shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha Gashi për AP.
Tutje, ai shtoi se mënyra se si është propozuar ligji, është tregues se “Kurti dhe Qeveria e tij kanë kërkuar që ai ligj me çdo kusht të kalojë”.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, paralajmëroi se vendime të tilla do të ketë edhe për disa ligje të tjera.
“Mendoj se është një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese dhe priten edhe vendime të tjera për disa ligje që janë në shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha ai.
Gjithashtu, Gashi u shpreh se “do të kërkojmë përgjegjësi politike për kryeministrin Kurti, pasi ai është përgjegjës për këto veprime”.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
E gjithë kjo ka ardhur pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e partive opozitare, respektivisht ligjvënësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në korrik të vitit të kaluar.
Në këtë njoftim thuhet se disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ndryshimi i Ligjit për KPK-në, parashihej që të ndërronte mënyrën e funksionimit të Këshillit Prokurorial, por gjithashtu edhe përbërjen e këtij këshilli.
Vendimi i Kushtetueses, tregon se ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.
Haxhiu thërret konferencë për media pasi Ligji i hartuar nga ajo shpallet anti-kushtetues
Ndryshe, partia e Gashit, Lidhje Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar se “më e pakta që duhet të ndodh tani është shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu si shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
“Shkelësit e kushtetutës nuk duhet të kenë vend në institucionet publike, aq më pak në krye të institucionit kryesor të drejtësisë”, thonë ata në një komunikatë për media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 2 mijë protestues pro-palestinezë të arrestuar nëpër kampuset e SHBA-ve
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Laburistët fitojnë zgjedhjet paraprake të Blackpool South
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive