Bombardimet e NATO-s, misioni i SHBA-së në OSBE: Përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim
Me rastin e përvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se kjo ndërhyrje ka ardhur si rezultat i shterimit të gjitha rrugëve diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik i sponsorizuar nga regjimi i Millosheviç’it.
Përdorimi i forcës nga NATO-ja në këtë rast, sipas misionit të SHBA-së në OSBE, ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviç’it dhe forcave të tij”, thuhet në komunikatën për media e leshtuar nga misioni i SHBA-ve në OSBE.
Më tej në komunikatë misioni i SHBA-së në OSBE bën apel Qeverive në Kosovë dhe Serbi që të sigurohet një hapësirë që të gjitha viktimat dhe familjet e tyre të kenë akses të plotë në drejtësi dhe informacion për fatin e të dashurve të tyre.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja qeverive që të mbështesin përpjekjet për drejtësi dhe llogaridhënie, duke përfshirë edhe shprehjen kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës”, vazhdon komunikata.
Misioni në fjalë ka shprehur gjithashtu keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm, përfshirë ata që humbën jetën gjatë bombardimeve të NATO-s.
Shtetet e Bashkuara, sipas misionit në OSBE, kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia fillimisht në Bruksel pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Siç tha Sekretari Blinken, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e qeverisjes demokratike, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, përfundon komunikata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit