Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se qëndrimi i Serbisë është i qartë, se nuk ka hapa të mëtejshëm në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Derisa të formohet Asociacioni, ne nuk mund të diskutojmë më tej hapat e zbatimit. Vuçiç tha qartë se ne pajtohemi të zbatojmë parimet deri në vijat tona të kuqe që i kemi theksuar”, tha Daçiç pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Shallenberg, raporton mediumi serb Danas.
I pyetur nëse Serbia do ta pranonte anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Daçiç u përgjigj se “nuk na pyet askush asgjë në BE, sepse ne nuk jemi anëtare”.
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexandër Shallenberg, është shprehur se një nga modelet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë autonomia e Triolit Jugor në Itali.
Ai u bashkua thirrjeve të kolegëve të tij nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, përfshirë këtu edhe që Kosova ta themelojë Asociacionin, edhe pse tha se “e di sa i vështirë dhe emocional është procesi”, dhe tregoi një shembull për këtë që tha se është “pikërisht Austria”.
“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur, për shembull, një ministër francez tha: ‘Austria është ajo që mbetet’, është një vend që ka pësuar ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura, ku njerëz që janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin e Jugut. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, shpjegoi Shallenberg.
Shallenberg: Asociacioni mund të bëhet sipas shembullit të Triolit Jugor
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit