Sport

Arsenal udhëheq garën për transferimin e sulmuesit të talentuar të Salzburg-ut


Noah Okafor është një nga futbollistët më të kërkuar në këto vitet e fundit nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Sulmuesi i skuadrës austriake, Salzburg, ka pasur paraqitje të mira në këto 2-3 vitet e fundit.

Skuadra italiane dhe angleze interesohen për shërbimet e 22-vjeçarit, por duket që favorit për ta transferuar atë është klubi i Arsenal-it.

Për kartonin sulmuesit me pasaportë zvicerane, Salzburg-u po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Okafor ka kontratë me ekipin austriak deri në verën e vitit tjetër, ndërsa këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 25 ndeshje në ligën austriake dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu numëron edhe 12 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, prej të cilave ka shënuar dy gola.

Kujtojmë që 22-vjeçari u transferua në Salzburg në janar të vitit 2020 nga Basel-i për shumën e 11.2 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore