Sport

Qindra tifozë argjentinas e rrethojnë restorantin ku ishte Messi (VIDEO)


Qindra tifozë argjentinas kishin rrethuar një restorant ku ishte Lionel Messi me familjen e tij.

Siç mund të shihet nga pamjet, argjentinasit të gjithë donin ta shihnin idhullin e tyre nga afër dhe për t’u fotografuar me të.

Megjithatë, disa prej tyre kishin fatin ta takonin nga afër shtatë herë fituesin e Topit të Artë, por disa e kishin të pamundur të afroheshin.

Messi është në detyrë ndërkombëtare me Argjentinën teksa përgatiten të përballen me Panamanë dhe Curacao, në një mundësi për të treguar Kupën e Botës që fituan në Katar për tifozët vendas.

Kujtojmë që 36-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesor që bëri që bashkëkombësit e tij ta përjetonin përsëri ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës në vitin e kaluar, sukses ky që iu mungonte që nga koha e Maradona-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore