Presidenti amerikan, Joe Biden, e kishte kërkuar rrëzimin e balonës spiune kineze menjëherë, por ekspertë nga Pentagoni, i kishin sugjeruar atij të priste deri kur ajo të mos shkaktonte dot më dëme, me rrëzimin e saj.
Kështu ka deklaruar vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, teksa foli pas rrëzimit të balonës.
“Unë e kam marrë njoftimin që prej të mërkurës dhe i kam kërkuar Pentagonit ta rrëzojë menjëherë”, tha ai gjatë një komunikate të shkurtër për mediat, duke përshkruar edhe bisedën me zyrtarët e lartë të Pentagonit.
Rrezja e caktuar, sipas presidentit amerikan, ishte prej 12 miljesh nga bregu i detit dhe pikërisht kështu ndodhi.
Ajo u rrëzua në oqean, pa shkaktuar dëme për qytetarët dhe nga marina amerikane, po punohet për mbledhjen e copave të rëna.
Biden uroi po ashtu gjithë aviatorët dhe ushtarakët e angazhuar në mision, duke e cilësuar atë si shumë të suksesshëm.
Ndërsa, një ekspertizë më e gjerë mbi balonën, pritet të vijë pas ekzaminimit që do t’i bëhet copave të rëna, nga ekspertët amerikanë të sigurisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anulimi i listës së çmimeve të barnave, “lojë e ndytë e Qeverisë” dhe “fitore për qytetarët”
-
Osmani takon presidentin e Kenias, por njohja nuk është akoma gati
-
Kina nis hetim për prodhimet e mishit të derrit të importuara nga BE
-
Osmani rikonfirmon përkrahjen e presidentes së PE-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së