Aksioni opozitar ka qenë kryefjala e kryedemokratit Sali Berisha në diskursin e tij gjatë këtyre muajve.
Së bashku me aleatin e tij në politikë, Ilir Meta do të jenë prijës të protestave, pasi vetëm kështu mund të rrëzohet “regjimi monist i Edi Ramës”.
Data më e afërt është 11 shkurti. Berisha ka thirrur një protestë mbarëkombëtare.
Megjithatë, thirrja e tij nuk mbetet me kaq.
Teksa zhvilloi një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ai deklaroi se do gërshetojnë dhe kombinojnë gjithë format e përpjekjeve në betejën e tyre.
Për Berishën, revolta e tyre do të shtrihet në sheshe, rrugë, institucione, qëndresën në parlament dhe hetimin parlamentar.
Dhe në këtë rast një udhëzim ka dhe për demokratët që nuk u përkasin institucioneve, dhe që nuk mund të mbledhin firma për të ngritur Komisione Hetimore.
Për demokratët e “thjeshtë”, detyra është të jenë gati, në “çdo kohë”.
“Parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave. Qytetarët do jenë në çdo kohë të gatshëm për të protestuar aty”.
Parulla e Berishës është “aksion për largimin e Ramës”, ndërsa veprimi i vërtetë ju mbetet qytetarëve…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Armatimi – Strategjia e Shqipërisë në mbrojtje
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Asnjë shteti nuk i është kërkuar përmbushja e kaq shumë kushteve sikurse Kosovës, thotë Bakoyannis