Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se përballja e presidentit Ilir Meta me policinë, në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike “është dhunë ndaj opozitës”.
“Ngjarja e sotme është brenda një serie ngjarjesh”, ka thënë Basha para gazetarëve, kur ka vizituar selinë e FRD-së.
“Ka humbur mendjen”, deklaroi Basha, duke folur për Ramën, pa ia përmendur emrin.
“Ka dalë nga fiqiri prej panikut të humbjes dhe drejtësisë që e pret atë që e kanë shndërruar Shqipërinë në një strehë të oligarkisë”.
Ai ka e quajtur Ramën “bishë”, derisa ka shtuar se ai “s’mund të na frikësojë”.
“Bisha e plagosur. Bisha nuk ka shans të trembësh e frikësosh popullin. Nuk ke shans të trembësh opozitën, që ka marrë misionin për të përfaqësuar qytetarët”, shprehet ai.
Basha ka mbështetur sjelljen e presidentit, duke e justifikuar si “në krye të detyrës” dhe cilësuar këtë veprim si “hakmarrje dalluese e Edi Ramës”.
“Presidenti ka qenë dhe është në krye të detyrës, ka qenë dhe është në lartësinë e detyrës për të mbrojtur kushtetutën”, u shpreh ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit