Sport

Burgu i ‘mbyll’ gojën Dani Alves-it


Foto ilustruese: Dani Alves duke festuar Halloween te Barcelona në vitin 2015.

Dani Alves hyri në burgun Brians 1 të premten mbrëma, në Sant Esteve Sesrovires, pasi kreu i Gjykatës numër 15 të Barcelonës, Concepcion Canton, dekretoi paraburgim të përkohshëm pa lirim me kusht për futbollistin.

Braziliani është i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje 23-vjeçare në një klub nate, “Sutton”, në Barcelonë natën e 30 dhjetorit 2022.

Ish-lojtari i Pumas, të cilët njoftuan ndërprerjen e kontratës së tij të premten, pa veten të shkonte në burg, teksa fillimisht u paraqit në policinë e Barcelonës për një deklaratë.

Raporti mjekësor i gruas së lartpërmendur dhe pamjet nga kamerat e sigurisë vendase kanë mbështetur vendimin e gjyqtarit.

Në pritje që zyrtarët e burgut të vendosin se në cilin vend do të përfundojë, Brians 1 ishte destinacioni i parë për Alves-in e privuar nga liria, pasi do të jetë aty për disa muaj derisa të zhvillohet gjyqi.

Ish-lojtari i Barcelona-s e ka mohuar ngjarjen në deklaratën e tij të premten në Ciutat de la Justicia.

Dani Alves

Siç raportohet nga gazetarja, Mayka Navarro në “La Vanguardia”, Alves u trondit emocionalisht pas natës së tij të parë pas hekurave. Ai u tregua shumë jokomunikues kur u ofrua t’u përgjigjej pyetjeve që donin të bënin në një takim hetuesit nga Njësia Qendrore e Mossos d’Esquadra (Policia e Barcelonës) për Sulmet Seksuale pasi kishin qenë në kontakt me avokaten e tij, Miraida Puente Wislon.

Alves, i cili kishte udhëtuar në Meksikë pas ngjarjeve të 30 dhjetorit në Barcelonë, duke mbërritur për të luajtur një ndeshje kundër Juarez më 8 janar, u kthye në kryeqytetin katalanas për shkak të sëmundjes së rëndë të vjehrrës së tij, e cila më në fund vdiq.

Pa asnjë trajtim të ndryshëm, Alves nuk kishte celular kur kaloi derën e Brians 1. “La Vanguardia”, ai nuk e bëri thirrjen në telefon që i takon, pasi nuk mbante mend përmendsh numrin e ndonjë të afërmi. Në një qeli të vetme, atij iu dha një tabaka për darkë, por hëngri vetëm disa fruta.

Gruaja e tij kërkon respekt

Në pritje për të zbuluar destinacionin e radhës të Alves-it të burgosur, dera e shtëpisë së tij u mbush me kamera në kërkim të reagimit të gruas së tij të dytë, Joana Sanz, e cila reagoi në mediat sociale duke kërkuar respekt.

​​“I lutem mediave për komunikim që janë jashtë shtëpisë sime për të respektuar privatësinë time në këtë kohë”, shkroi ajo.

“Nëna ime ka ndërruar jetë një javë më parë. Kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime. Kini pak empati, në vend që të kërkoni kaq shumë lajme në dhimbjen e të tjerëve, faleminderit”, theksoi Sanz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore