![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/02/Cancelo.jpg)
Mbrojtësi i krahut të Manchester City-t, Joao Cancelo, po tërheq interesim të gjerë nga klubet në mbarë Evropën që kur humbi vendin e tij në formacionin e Manchester City-t, raporton The Telegraph.
Sipas raportit, disa klube të mëdha po monitorojnë situatën rreth mbrojtësit të krahut të Portugalisë, ndërsa ai nuk është zgjedhur për të luajtur nga trajneri i Man City, Pep Guardiola.
Mbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur vetëm një herë që nga Kupa e Botës dhe u largua në pjesën e parë gjatë fitores 3-0 kundër Chelsea-t në fillim të javës, dhe Guardiola ka preferuar Rico Leëis në pozicionin e Cancelo në javët e fundit.
Cancelo vetëm kohët e fundit ka zgjatur kontratën e tij në Etihad deri në vitin 2027, dhe portugezi së fundmi pranoi se dëshiron të kalojë shumë vite të tjera në Man City. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar disa klube të pyesin për disponueshmërinë e tij gjatë verës.
Guardiola ka lënë të kuptohet se gjuha e trupit të disa prej lojtarëve të tij nuk ka qenë e duhur në stërvitje, kjo është arsyeja pse disa emra nuk janë zgjedhur në javët e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Spektakël në Grupin D: Austria del e para, Franca e dyta, Holanda e treta
-
Euro 2024: Katër ndeshje të rezervuara, luhet gjithçka në grupin C dhe D
-
Grupi i ‘vdekjes’, që bëri Kombëtaren të frymojë – Shqipëria e të ardhmes është gati sot
-
Anglia, Franca dhe Holanda kualifikohen nga grupi, pasi Shqipëria u mund nga Spanja
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Bardella premton të ndalojë shtetasit e dyfishtë nga disa punë shtetërore në Francë
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim