Tashmë nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s. Këtë të martë, portugezi është zyrtarizuar si lojtar i Al Nassr në Arabinë Saudite.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysmë me skuadrën saudite.
Ai u prezantua gjatë kësaj të marte para 25 mijë të pranishmëve në stadiumin “Mrsool Park”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com