Vazhdon mosmarrëveshja më e madhe tregtare , midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Washtington-i ka shprehur mosaprovimin e tij, “ BE-ja ka bërë një tjetër zgjedhje duke rritur taksat, për një pjesë të të drejtave doganore, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar nga përllogaritjet e saj. SHBA-ja thotë se BE duhet të marrë masa për këtë padrejtësi.
Prodhuesi evropian i avionëve, Airbus dhe konkurrenti i tij amerikan, Boeing dhe nëpërmjet tyre BE-ja dhe SHBA-ja ,janë përplasur që nga tetori i vitit 2004, përpara OBT për ndihmat publike të paguara, për të dy grupet, të cilat janë konsideruar të paligjshme.
Ky është konflikti tregtar më i gjatë dhe më i ndërlikuar tregtar, trajtuar nga OBT.
Shtetet e Bashkuara u autorizuan në tetor të 2019-ës për të vendosur disa taksa, përafërsisht 7.5 miliardë dollarë (6.8 miliardë euro) të mallrave dhe shërbimeve Evropiane, të cilat importohen çdo vit.
Ky është sanksioni më i rëndë i vendosur ndonjëherë nga OBT.
Që nga ajo kohë, Washington-i i ka vendosur 25% taksë produkteve të importuara të BE-së, ndërsa për avionët Airbus 15%. Si kundërpërgjigje, që prej muajit nëntor BE-ja ka vendosur disa të drejta doganore, të cilat i kalojnë katër miliardë dollarë për eksportet amerikane.
Avionët Boeing taksohen me 15%, ndërsa produktet bujqësore (duhani, patatet e ëmbla, gruri, frutat), produktet agro-ushqyese (alkoolët e fortë, çokollatat), ose produktet e fabrikuara (traktorët, ekskavatorët, pjesët e biçikletave, etj.) tatohen me 25 %.
Një tjetër konflikt është ai i taksës franceze, për gjigandët digjitalë, i cili i mbivendoset taksave të lartëpërmendura.
Për më shumë se një vit kjo taksë i ka lënë kompanitë, nën kërcënimin e taksave doganore në 100%, për produktet franceze, si djathi, produktet e bukurisë ose çantat e dorës.
Në muajin nëntor, Franca ka konfirmuar se do të vendoste një taksë në vitin 2020 për Google, Amazon, Facebook dhe Apple (GAFA) duke marrë parasysh riskun që Washtington-i zyrtar, mund të vinte në zbatim kërcënimin e tij për vënien e 1,3 miliardë dollarëve taksa për produktet franceze.
Ky vendim i qeverisë franceze mund të përshkallëzojë mosmarrëveshjen tregtare.
Armëpushimi franko-amerikan, nënshkruar në janar të 2020-ës, i cili parashikon që Franca të pezullojë taksën e saj dhe SHBA-ja të abstenojë nga sanksionet, skadon më gjashtë janar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE